Festivali i Dancit e seminari me të rinjtë, Preljocaj në Opera: Kontributi im, për të përforcuar lidhjet! E gjej vendin më të përparuar! Rroftë Shqipëria

27 Shtator 2023, 18:04

Festivali Ndërkombëtar i Dancit Bashkëkohor ngre siparin e shfaqjeve me baletin ‘Gravity’ të koreografit Angelin Prejlocaj që është edhe drejtuesi i kësaj ngjarje. Është prezantuar në Teatrin e Operas programi i pasur, i realizuar në bashkëpunim me “Harabel”. Ndërsa Prejlocaj foli për identitetin e tij si shqiptar, përvojën e seminarit me të rinjtë shqiptarë dhe mirënjohjen ndaj vendit të tij.