Festivali i Këngës, Arbana Osmani zbulon risitë e këtij viti: Kryefjalë kënga! Për Eurosong vendos publiku! Juria ende 'sekret'

13 Dhjetor 2022, 15:46

Në prag të Festivalit të Këngës në këtë edicion të 61 u mbajt konferenca e parë prezantuese. Drejtuesja Arbana Osmani rrëfeu risitë e këtij viti, nisur nga dy çmimet e para, të ftuarit dhe shoqëruesit e mundshëm në prezantim.