Në një botë të ndarë me kufij, luftë e mosmarrëveshje, letërsia mbetet urë komunikimi midis popujve, duke treguar që përvojat janë të ngjashme, pavarësisht se ku dhe kur kemi jetuar. Ky mesazh është në thelb të Festivalit Evropian të Letërsisë, që këto ditë po zhvillohet në Tiranë, për herë të parë.
Një nismë e përbashkët e Delegacionit të BE-së dhe Institutit Italian të Kulturës në Tiranë, Festivali është konceptuar si një projekt i hapur për bashkëpunim me ambasadat që dëshirojnë të sjellin autorë nga vendet e tyre, me synimin për të pasqyruar diversitetin e letërsisë dhe gjuhëve evropiane në program.