Festivali ‘MareMeum’ magjeps qytetin e Vlorës, dy artistët italianë performojnë ‘live’ për publikun shqiptar

7 Shtator, 20:10

Qyteti bregdetar i Vlorës u kthye në një magji feste mbrëmjen e së premtes, ku performuan live për publikun dy artistët e njohur italian Cardaropoli dhe Ferro. Festivali “MareMeum” bëri bashkë dhjetëra qytetarë, mes tyre edhe turistë të huaj, të cilët zgjodhën Vlorën për të pushuar.