Festivali Porto Palermos përmbyllet në pedonalen e Himarës! Olen Çesari: Koncertet duam t’i organizojmë në Dhërmi e Palasë

20 Gusht 2023, 20:05

Në shëtitoren e Himarës u mbyll edicioni i këtij viti i festivalit të Porto Palermos. Organizatori i eventit, artisti Olen Cezari tha se si ky koncert donin të organizonin edhe të tjerë, por nuk kishin fonde të mjaftueshme. Që nga 12 korriku me dhjetëra artistë, vendas e të huaj performuan gjatë fundjavës në Kalanë e Ali Pashës.