Festohet Dita e Ujit të Bekuar, ortodoksët në të gjithë vendin kryejnë ritin e hedhjes së kryqit në ujë! Në Gjirokastër 13- vjeçari i vetëm në garë

6 Janar, 16:41

Besimtarët ortodoksë shqiptarë dhe në mbarë botën kremtojnë sot Shfaqjen e Perëndisë (Theofaninë), apo Pagëzimin e Krishtit, apo siç njihet dhe Dita e Ujit të Bekuar. Në vendin tonë hedhja e kryqit është festuar nga besimtarët ortodoks në Durrës, Berat, Gjirokastër, Sarandë, Korçë, Fier, Lezhë, Vlorë, Lushnje, Elbasan.