Fier/ Dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg autori

11 Korrik, 13:37 | Përditesimi: 11 Korrik, 13:37

Me 12 vite burgim është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse nuk i dha birra. Nukaj përfiton gjykim të shkurtuar dhe do të vuajë 8 vite burg.

Gjykata e Fierit ka vendosur sot deklarimin fajtor të të pandehurit Ilir Nukaj, për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje, me pasojë vdekjen”.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se mbesa e viktimës në shenjë revolte ka thyer xhamin e derës kryesore të gjykatës, kur u dha vendimi, pasi kërkonte më shumë vite dënim për të.

r.k./Shqiptarja.com