Një krim në familje ka ndodhur rreth orës 22:50 në fshatin Zhupan të Fierit ku Elton Metaj ka vrarë ish-bashkëshorten e tij Sabrina Bengaj.
31-vjeçari Elton Metaj sipas autoriteteve ishte i arrestuar më parë për armëmbajtje, mosbindje ndaj policisë dhe dhunë në familje. Arrestimi i Elton Metaj thuhej se është bërë rreth një vit më parë ku ky i fundit kishte shkuar në banesën e viktimës dhe kishte kërcënuar se do të vriste veten me armë zjarri tip automatik.















