Një pushues është mbytur në det këtë të shtunë në plazhin e Darëzezës. Bëhet fjalë për Fiqiri Rexhepin.
Edhe Farben Alizoti 47 vjeç ka rrezikuar mbytjen por ka arritur të shpetojë pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore. 47 vjeçari ka hyrë për të shpetuar 60 vjeçarin pasi ka parë qe po mbytej por ka rrezikuar edhe veten.















