Fier/ Riaktivizohet zjarri në Darëzezë, 4 mjete zjarrfikëse në gatishmëri për shuarjen flakëve!

2 Qershor 2025, 17:32 | Përditesimi: 2 Qershor 2025, 17:32

Zjarri në pyllin me pisha të Darëzezës është riaktivizuar këtë mëngjes, ndërsa 4 mjete zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e flakëve. Një vatër tjetër është përhapur edhe në ullishtet e Zhupanit, ku për shkak të terrenit të vështirë ndërhyrja mbetet e kufizuar.

r.k./Shqiptarja.com