Fier, vijon të digjet pylli me pisha në Gjorgoz! Zjarrfikësit bëjnë thirrje që të ndërhyet për shuarjen e zjarrit nga ajri

25 Korrik 2021, 18:15

FIER- Prej më shumë se 2 ditësh po vijon që të digjet pylli me pisha në Gjorgoz, Fier. Forcat zjarrfikëse të Fierit dhe të Patosit, tashme prej orësh po luftojnë me flakët. Ndërkohë në ndihmë të tyre kanë mbërritur edhe forcat e ushtrisë, por shuarja e flakëve është e vështirë për shkak të terrenit të thyer.

Forcat zjarrfikëse kanë bërë thirrje që të kryhet ndërhyrja për shuarjen e flakëve me helikopter nga ajri, por asnjë nga instanca përkatëse nuk ka zbritur në terren. Forcat zjarrfikëse po punojnë me mjete rrethanore për fikjen e zjarrit. Në zonën përreth nuk ka banesa.