Fier/ Zjarr tek ‘Ura e Daullasit’, u vendos nga banorët, por i doli jashtë kontrollit

12 Korrik, 12:38 | Përditesimi: 12 Korrik, 12:38

Një zjarr ka rënë mesditën e sotme në vendin e quajtur “Ura e Daullasit” në Fier.

Zjarri u vendos nga banorët e zonës për të djegur hamulloret, por u doli jashtë kontrollit duke shkaktuar panik.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve (të favorizuar nga era) - të cilat ndodhen pranë shtyllave të energjisë elektrike.

Për të shmangur rrezikun është bërë edhe stakimi i energjisë.

I.M/Shqiptarja.com