Afro 50 për qind e popullsisë në qarkun e Fierit është vaksinuar, por sërish numri i personave të infektuar me COVID-19 mbetet i lartë, duke e renditur Fierin si qarkun e dytë pas Tiranës.
Drejtuesja e njësisë së Kujdesit Shëndetësor, Mirela Mitre shprehet se janë kryer mbi 105 mijë vaksinime në rang qarku.