FIFA nis hetim për incidentin, në botë uji në stadium me gota plastike! Reja: Ndërprerja e ndeshjes na penalizoi

13 Tetor 2021, 15:11

Jo vetëm humbjen që e largon drejt ëndrës për Botërorin. Shqipëria humbi shumë pikë për imazhin e saj me incidentet e tifozëve kuqezi.

Provokim i autorit të golit polak, apo jo, reagimi i një grupi të vogël të tifozëve të kombëtares, na la të gjithëve shije të hidhur. Në minutën e 78 tifozët qëlluan me ç’të mundin futbollistët kundërshtarë, përfshirë edhe kapitetin polak Levandoski që bënte thirrje për qetësi