Fileto pule me salcë kremoze limoni nga zonja Albana

11 Mars 2022, 11:17

Fileto pule me salcë kremoze limoni

Përbërësit:

2 gjokse pule

½ filxhan miell

3 lgj vaj ulliri

4 thelpinj hudhër

1 qepë e vogël

1 gotë ujë / lëng pule

1-2 limona (lengu)

1 kuti pana

Erëza të freskëta për garniturë

Kripë, piper

Përgatitja:

Gjoksin e pulës e presim hollë duke formuar 4 fileto. I marinojmë me kripë e piper dhe i lyejmë me miell nga të dyja anët. Vendosim një tigan në zjarr me pak vaj ulliri, sapo vaji të ngrohet vendosim filetot dhe i skuqim derisa të marrin një ngjyrë kafe të artë. I largojmë filetot e pulës nga tigani dhe në po atë yndyrë kaurdisim një qepë të grirë imët së bashku me hudhrat e prera në feta të holla. Ndihmojmë zbutjen e qepës me pak kripë dhe piper dhe më pas shtojmë 1 gotë lëng pulë (në mungesë ujë me koncentrat) dhe lëngun e limonit. E përziejme pa nderpreje duke  rritur pak nxehtësinë dhe më pas shtojmë panën. Rregullojmë shijen me kripë, piper të zi dhe sapo salca të pluskojë shtojmë filetot e pulës. Fikim sobën dhe e lemë në temperaturë të saj për disa minuta.