‘Fillimet e kinemasë në trevat shqiptare’, promovimi i librit të Abaz Hoxhës tek ‘Artet’! Stefano Romano me ekspozitë në galerinë ‘NAAN’! ‘Rock ‘n’ poem’ në ArTurbina!

12 Mars, 12:01

Në bashkëpunim me Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit promovohet sot në orën 11.00 në sallën "Black Box" të Universitetit të Arteve libri “Fillimet e kinemasë në trevat shqiptare” me autor Abaz Hoxhën.

Promovohet sot në orën 12 pranë Qendrës Kombëtare të Librit botimi “Ngjyra e zymbylit të kaltër” me autor Christos Hatzipapas.

Qendra për Hapje dhe Dialog organizon sot në orën 13.00 në bibliotekën "Shefqet Musarai" në Vlorë takimin“Rilindasit kombëtar, nismëtarët e epopesë për dije dhe dritë”.