“Film di Stato”, dokumentari i Sejkos, premierë në Tiranë! “Shteti i propagandës” në ekran, regjisori: E kam bërë totalisht me material arkivor

11 Shtator, 13:35 | Përditesimi: 11 Shtator, 13:35

Film di Stato”, dokumentari i regjisorit Roland Sejko është shfaqur premierë në Tiranë mbrëmjen e së enjtes në edicionin e 14-të të Festivalit Kombëtar të Filmit Shqiptar. Ai rrëfen katër dekada të komunizmit, përmes vetë pamjeve të propagandës përmes një leximi elegant të imazheve të prodhuara nga shteti, duke i rikthyer sot për të zbuluar atë që fshihej pas tyre.

E.H/Shqiptarja.com