Filmoi gjestin fyes të futbollistit të Romës, personazhi i njohur publik ‘denoncon’ Zaniolon

27 Shtator 2021, 12:09

Fitorja e Lazio-s me shifrat 3-2 në derbi kundër Romës ka lumturuar shumë tifozët bardhekaltër me në krye Ana Falchin, personazhin mjaft të njohur në rrjetet sociale.

Gjatë gjithë kohës ajo ka postuar për fitoren e ekipit të Sarri-t, por më shumë përshtypje ka bërë një video me protagonist futbollistin e Romës Zaniolo. Ky i fundit në momentin që largohet nga fusha i ka treguar organet gjenitale tifozëve kundërshtarë, të cilët gjatë gjithë kohës e provokonin me kore.