Finalja e botërorit, Report Tv sjell atmosferën në ‘Fan Zone’, Messi në zemrat e tifozëve

18 Dhjetor 2022, 21:52

Finalja e Botërorit ka krijuar një atmosferë festive edhe në qendër të Tiranës aty ku qindra tifozë janë mbledhur për të parë ndeshjen Francë-Argjentinë. Në ‘Fan Zone’ tifozët janë të mbushur me emocione ndërsa presin me padurim kampionin e sotëm. Disa prej tyre folën më herët për Report Tv, ku prisnin të fitonte skuadra e tyre e zemrës, Argjentina.