Finalja e Conference League/ 25 maji ditë pushimi për zyrtarët publikë për qarkun Tiranë, ndalim qarkullimi gjithë ditën dhe asnjë makinë nuk futet në kryeqytet deri në orën 18:00

18 Maj 2022, 13:17 | Përditesimi i fundit: 2022-05-18 14:55:06

25 maji do të jetë pushim për të gjitha institucionet në qarkun e Tiranës.

'Sot qeveria mori vendimin që datën 25 ta shpalli ditë pushimi për të gjithë institucionet që janë pjesë e qarkut të Tiranës. Për të gjithë zyrtarët publike të qarkut të Tiranës do të jetë pushim. Kjo masë merret për vazhdimin e masave për të organizuar Coference League, ku ne presim që të ketë një fluks për njerëzit që do të vijnë jo vetëm nga Italia dhe Holanda. Deri tani ne kemi pasur një interes, nga gati 5-6 herë më shumë njerëz seç ka kapaciteti Air Albania, por marrim masat që të jetë një ditë festë për të gjithë. Masat e tjera që janë po aq të rëndësishme janë ajo që lidhet me kufizimin e qarkullimit në Tiranë. Data 25 do jetë një ditë pa makina, nuk do të ketë qarkullim të makinave në Tiranë, përveç ambulancës. Të gjitha akset hyrëse do të bllokohen në datën 25 deri në orën 6 pasdite.'- tha Çuçi.