Finalja e Conference League, trageti Durrës-Bari do të niset 5 orë me vonës, ja arsyeja

21 Maj 2022, 13:13 | Përditesimi i fundit: 2022-05-21 13:13:46

Burime zyrtare nga porti detar i Durrësit bëjnë me dije se tragetet e linjës Durrës-Bari, ditën e finales Roma-Feinord nuk do të nisen si zakonisht, por 5 orë me vonesë, pra në orën 03.00 të mëngjesit të datës 26 maj.

Kjo në mënyrë që tifozët italianë të mund të udhëtojnë nga Tirana në drejtim të Durrësit pasi të ketë përfunduar ndeshja.

Dy tragetet e linjës kanë një kapacitet për 5 mijë udhëtarë. Nga 2500 secili.