Finalja e 'final-four'/ Pa favoritë dhe më shumë tifoz, Partizani dhe Egnatia nuk fitojnë vetëm trofeun! Në lojë edhe 1 mln euro

22 Maj, 14:15

Finalja e Superligës me skemën final-four Partizani-Egnatia do jetë pa favoritë. Megjithatë përveç lavdisë dhe trofeut, për fituesin do ketë afërsisht 1 milionë euro shpërblime, ndërsa janë mësuar edhe ndihmësit e arbitrit anglez në finale. Ndryshe nga dy gjysmëfinalet, ky 90 minutësh pritet të ketë një numër më të lartë tifozësh në Air Albania.