Finalja e madhe Euro 2020, s'ka fitues në kohën e rregullt! Italia 'hesht' Wembleyn, barazon Anglinë me Bonuccin! Festë elektrizuese në Tiranë

11 Korrik 2021, 23:19 | Përditesimi: 12 Korrik 2021, 07:45

Euro 2020 tashmë është gati të mbyllë siparin e tij. Italia dhe Anglia po luajnë për titullin e më të mirit, për të mbyllur kështu një kampionat të mrekullueshëm, por edhe shumë të veçantë. Ndeshja nisi në mënyrën emocionuese pasi u zhbllokua në minutën e dytë nga Anglia, më një gol mahnitës të Luke Shaw. Më tej Italia mori kontrollin e lojës duke rritur vrullin të cilin e finalizoi duke shënuar gol në minutën e '66, me Leonardo Bonuccin.

Në gjysmëfinale skuadra e Mancinit kaloi pasi mposhti Spanjën me penallti, ku ishte më efektive në gjuajtjen e tyre, duke humbur vetëm një goditje dhe duke përfituar nga dy gabimet të La Rojas. Ndërsa ekipi i Gareth Southgate kapërceu Danimarkën në kohën shtesë me një penallti mjaft të ‘diskutueshme’ nga shumë njohës të futbollit.

Anglia do të luajë në Uembley për titullin e tyre të parë në Kampionatin Evropian për të bërë historinë, ndërsa Italia për të rikthyer në Romë trofeun pas 53 vitesh mungesë. Të fundit e ka fituar në vitin e largët 1960. Italia mund të bëhet kështu e katërta që e fiton më shumë se një herë trofeun së bashku me Gjermaninë, Spanjën dhe Francën ndërkohë që Anglia do ta shtonte emrin te libri i artë.

Në përgjithësi këto dy skuadra janë takuar 27 herë, Italia ka dhjetë fitore, Anglia tetë, ndërsa nëntë ndeshje kanë përfunduar baras. Italianët në këto përballje kanë të shënuar 31 gola, ndërsa anglezët dy më shumë.

Ndërkohë që me qindra tifozë janë mbledhur në 'Fan Zone' në sheshin 'Skënderbej', për të parë finalen Euro 2020, midis Anglisë dhe Italisë.

LR/Shqiptarja.com