Finalja e Superligës, Egzon Belica për Report TV: Shanset janë të barabarta, 'Final 4' formulë e dyshimtë

26 Maj, 18:47 | Përditesimi i fundit: 2024-05-27 12:52:55

Ish-kapiteni i Partizanit, Egzon Belica tha në mikrofonin e Report TV se Partizani dhe Egnatia kanë shanse të barabarta për titullin kampion në Superligë. Për gazetarin Ernest Koçi, mbrojtësi që ka qenë për pesë vite pjesë e "Demave" foli me dyshime për formulën "Final 4" që u aplikua këtë sezon në elitën e futbollit shqiptar.