Finalja e Tiranës vishet me ngjyrat e italianëve, Roma bën historinë në 'Air Albania', rrëmben trofeun e parë të Conference League ndaj holandezëve të Feyenoord! Ka festë në kryeqytet

25 Maj 2022, 23:43 | Përditesimi i fundit: 2022-05-26 00:11:52

Tirana ishte 'hajmalia' e italianë. Roma ka mundur 1-0 Feyenoordin në 'Air Albania'  duke marrë trofeun e parë evropian në historinë e saj pas 61 vitesh, dhe të parin për futbollin italian pas 12 vitesh! Italianët shpërthejnë në festë, duke 'iu falur' Nikolo Zaniolo i cili shënoi golin e vetëm të ndeshjes.