Finalja në gjuhën e shifrave, sonte në fushë zbresin 2.5 miliardë €! Anglia me marketing dhe shpërblime më shumë se Spanja

14 Korrik, 17:39 | Përditesimi i fundit: 2024-07-14 17:39:36

Finalen e madhe të Evropianit që luhet Spanja do e nisë si favorite për atë që ka dhënë në fushë, por gjuha e shifrave tregon të kundërtën. Anglia është përfaqësuesja më e vlefshme jo vetëm e kësaj përballje, por edhe e kampionatit Evropian, referuar çmimit që lojtarët kanë në merkato. ‘Tre Luanët’ sipas transfermarket kapin vlerën e 1 miliardë e 520 milionë eurove, ndërsa Spanja kushton 965 milionë euro. Nëse do i mbledhim sëbashku, finalja e madhe e Evropianit zbret në fushë me lojtarë që kapin vlerën e 2 miliardë e 485 milionë eurove.

    No videos found.