Fitër Bajrami/ Meta: Kjo ditë të na frymëzojë për një shoqëri me solidare, më njerëzore, më bashkëpunuese

13 Maj 2021, 11:36 | Përditesimi i fundit: 2021-05-13 11:39:26

Presidenti Ilir Meta ka qenë ditën e sotme në selinë e Komunitetit Mysliman, teksa ka pasur një urim për të gjithë besimtarët. Ai tha se kjo festë e Fitër Bajramit, duhet të shërbejë për të krijuar një shoqëri me solidare, më njerëzore, më bashkëpunuese.

"Ishte kënaqësi për të uruar sot udhëheqësit e Komunitetit Mysliman me rastin e festës s Bajramit, për t'i uruar të gjithë, për të vlerësuar sakrificat e besimtarëve gjatë kësaj periudhe të vështirë, edhe për shkak të pandemisë, për të shprehur mirënjohjen për ndihmat që kanë dhënë dhe njëkohësisht për të uruar që këto sakrifica të na shërbejnë të gjithëve për të na frymëzuar për një shoqëri me solidare, më njerëzore, më bashkëpunuese", tha Meta.

Ai është pyetur edhe nëse do të jetë i pranishëm në seancën dëgjimore në Komisionin Hetimor për shkarkimin e tij, por kreu i shtetit nuk zgjodhi që të kthente një përgjigje.

“Vazhdojmë festën dhe mbarësi dhe gëzime të gjithëve”, u shpreh Meta.