Fitër Bajrami rikthen faljen e namazit në sheshin 'Genscher' në Elbasan

13 Maj 2021, 11:47 | Përditesimi: 13 Maj 2021, 11:47

Këtë mëngjes, edhe në Elbasan mijëra besimtarë myslimanë kanë mbushur sheshin “Gensher” për ceremoninë e faljes së namazit. Këtë vit, ndryshe nga viti i kaluar pandemik me kufizime të forta, besimtarët u lejuan të grumbullohen në shesh, aty ku u vërejt një pjesëmarrje e lartë e tyre. Ligjerata për të gjithe besimtarët u mbajt nga myftiu Agim Duka i cili foli për simbolikën e Fiter Bajramit .

Entuziastë janë shprehur edhe besimtarët të cilët këtë vit kanë mundur ta falin në ambient të hapur bashkë Fiter Bajramin. Ata janë shpresëplotë se këtë vit do ti kthehemi normalitetit , duke iu referuar pandemisë e cila prej më shumë se një viti kërcënon mbarë globin.

b.ha./Shqiptarja.com