'Fiton vetëm kur jep shpirtin në fushë', Allegri shfryn për kualifikimin e Juves! Sarri: Rezultati s'përputhet me lojën, Lazio meritonte kualifikimin

3 Shkurt 2023, 14:10

Një gol i Bremerit i ka mjaftuar Juventusit për të eliminuar Lazio-n dhe për t’u ndeshur me Interin në gjysmëfinale të Kupës së Italisë. Trajneri i bardhezinjve Allegri thotë se më në fund futbollistët luajtën me shpirtin e duhur, ndërsa Sarri i Lazios shprehet se rezultati nuk tregon atë që skuadrat dhanë në fushë.