Fitore mes tensionit, Tirana likuidon Kastriotin në Selman Stërmasi! Laçi mposht Apoloninë

8 Maj 2021, 18:08

Tirana ka marrë sot një fitore mes tensionit kundër Kastriotit në Selman Stërmasi. Bardheblutë fituan 1-0 me golin e Hoxhallarit, por ky moment inatosi drejtuesit krutanë të cilët hynë edhe në fushën e gjelbër. Humbja ndaj bardhebluve mund t’i kushtojë shumë Kastriotit që tani rrezikon seriozisht rënien nga kategoria.

Ndërkohë ndeshja tjetër mes Apolonisë dhe Laçit është mbyllur me fitoren 0-1 të kurbinasave, që morën një tre pikësh të rëndëishëm për objektivin titull.