Fitorja e Giorgia Melonit/ Berberi dhe Ballo: Do ndikojë te komuniteti shqiptar në Itali, te njohja e pensioneve dhe dhënies së nënshtetësive

26 Shtator 2022, 20:18

Fitorja e Giorgia Melonit në Itali do të ketë ndikime edhe të komuniteti i shqiptarëve atje. Gazetari shqiptar që punon për ‘Corriere Della Sera’, Leonard Berberi dhe aktivistja shqiptare Geri Ballo tha se kjo fitore do të ketë pasoja negative te marrëveshja e pensioneve mes dy vendeve, si edhe procedurat e dhënies së nënshtetësive.