Fitorja e parë vjen në ekstrem, Josa: Vllaznia e meritoi kundër Kukësit! Marku: Shumë i gëzuar për fitoren

29 Gusht 2022, 12:35

Një gol në minutën e 96 i dha fitoren e parë në kampionat Vllaznisë kundër Kukësit. Trajneri i shkodranëve Josa thotë se e dominuam kundërshtarin, ndërsa futbollisti Marku u shpreh shumë i lumtur për realizimin në ekstrem.