Fitues i Kupës së Shqipërisë 'Korça 2022', çiklisti Velia: Gara shumë e fortë, vija pas një problemi shëndetësor

15 Korrik 2022, 15:05

Çiklisti i ekipit të Tiranës Olsian Velia është shpallur fitues i Kupës së Shqipërisë në garat e Korçës në datat 14-15 korrik. Në dy etapat e zhvilluara përveç të rriturve ose kadetëve siç thuhet ndryshe morën pjesë edhe ekipet e moshave, ndërsa për Velian ishte hera e tretë që ia dal të fitojë një etapë.