Fizarmonikë dhe harqe, koncert me muzikë klasikë në Lezhë! 16-vjeçari sjell emocione për publikun

29 Tetor 2023, 17:52

Artdashësit lezhjanë përjetuan emocione në koncertin e parë recital të 16-vjeçarit Nikola Gjoni. I shoqëruar nga koncertmaestri Lorenc Radovani, nxënësi i shkollës ‘Besëlidhja’ performoi muzika klasike me fizarmonikë, shoqëruar nga ansambli i harqeve.