Flakadanë dhe këngë patriotike, Tirana ndizet nga tifozët e Kombëtares! Situatë festive në kryeqytet

19 Nëntor, 18:48

Edhe pse reshjet e shiut kanë filluar në Tiranë, moti nuk i ka trembur tifozët e Kombëtares që janë grumbulluar dhe nisur drejt "Air Albanias". Në 20:45 fillon Shqipëri - Ukrainë dhe kryeqyteti është veshur kuqezi, me këngë patriotike, festë dhe flakadanë. Edhe këtë herë tifozët e Kombëtares nuk e kanë lënë vetëm ekipin dhe në stadium pritet që numri i tyre të jetë më shumë se 21 mijë.

    No videos found.