Flakë “ferri” në Siçili dhe Catania! Autoritetet: Dëme të pallogaritshme, presim përkeqësim! Burg i përjetshëm për zjarrvënësit

30 Korrik 2021, 22:41

Disa zona në Itali po përballen me një situatë kaotike për shkak të zjarreve, të cilët nuk po arrihet të vihen nën kontroll. Qindra banorë në zonat e Siçilisë dhe Katanias janë evakuuar, ndërsa autoritetet vendore kanë paralajmëruar se situata do të jetë edhe më e rëndë javën e ardhshme, kur priten rritje të mëtejshme temperaturash