Flakët në pallatin në Tiranë, zbardhet ekspertiza paraprake! Shkak u bë kondicioneri në banesën e mjekut në katin e 9-të

15 Shtator 2023, 17:55 | Përditesimi: 15 Shtator 2023, 18:17

Një ditë pas zjarrit që shkrumboi të gjithë pallatin 10 katësh në rrugën ‘Sali Butka’, në zonën e njohur si ish-Parku i Autobusëve në Tiranë, është zbardhur ekspertiza paraprake. Dyshohet se vatra e parë ishte në katin e 9-të në banesën e mjekut. Shkak i zjarrit është bërë kondicioneri. Banorët në dëshpërim nuk janë futur ende në apartamente.

    r.k./Shqiptarja.com