Flakët 'përpijnë' ullishtet në Patos, rrezikon disa sera me domate! Zjarr edhe në Pogradec

21 Shtator 2021, 16:08 | Përditesimi i fundit: 2021-09-21 22:19:06

Dy vatra të ndryshme zjarri janë aktivizuar gjatë ditës së sotme në zonën e Patosit dhe Pogradecit. Një zjarr masiv ka rënë në një kodër me ullinj në zonën midis fshatit të Zharrës dhe Dukas në Patos, ku flakët kanë 'përpirë' ullishtet dhe flakët po u afrohen disa serave me domate të fermerëve të zonës.