Flamurtari për vajza në basketboll nuk ndalet, Elbasani thyhet lehtësisht! Vlonjatët gati për supersfidat

25 Shkurt 2023, 19:30 | Përditesimi i fundit: 2023-02-25 19:33:21

Flamurtari në basketbollin për femra vijon rrugën drejt konsolidimit të vendit të parë dhe objektivit kryesor për këtë sezon që është titulli kampion. Në takimin e zhvilluar në Vlorë ekipi vlonjat ka fituar lehtësisht përballë Elbasanit në shifrat 80-57.