Flet gruaja e Endri Mustafës: Nuk e kanë vrarë Licët, me to kemi marrëdhënie të shkëlqyera! 15-vjeçari e nxori nga shtëpia, i dërgoi një mesazh të koduar

18 Maj 2021, 12:08

Ingrid Mustafa, bashkëshortja e Endri Mustafës, që u gjet i vrarë dje në Shkodër, ka thënë se nuk është Ibrahim Lici autori i vrasjes së tij. Për mediat, ajo është shprehur se me familjen Lici kanë marrëdhënie të shkëlqyera, duke hedhur akuza mbi 15-vjeçarin Ergys Malja, i arrestuar si bashkëpunëtor i Ibrahim Licit. Sipas saj, ka qenë i mituri që e ka nxjerrë Endri Mustafën nga shtëpia, pasi ka dërguar një mesazh të koduar në telefon. Ingrid Mustafa shprehet se në telefonin e bashkëshortit të saj ka ardhur me mesazh imazhi i një kali, që kishte kuptimin se ai duhej të dilte nga shtëpia dhe të shkonte në zonën e Livadheve, ku më pas ai u gjet i vdekur.