Flet motra e një prej vajzave që ka shpëtuar nga aksidenti tragjik me 5 viktima i ndodhur ditën e sotme në Qafë-Muzinë në aksin Sarandë-Gjirokastër. Ajo ka treguar se një ditë më parë e motra i kishte rrëfyer se kishte një parandienjë të keqe. Me furgon ajo po shkonte në Sarandë, aty ku ishin me pushime.
“Ishte shumë e tronditur dhe qante. Tha që ishte mirë më dhemb krahu. Kam pasur komunikim 1 minutë me telefon, nuk ka fat më të madh se di çfarë të them. Motra po vinte te unë, se ishim me pushime në Sarandë dhe më tha që ka një parandjenjë të keqe që dje. Zoti është i madh”, tha motra të mbijetuarës.
Mësohet se vazja që ka mbijetuart ishte shtatzënë dhe fatmirësisht ka mundur t’i mbijetojë aksidentit mjaft të rëndë që u regjistrua mesditën e sotme.















