‘Fli i qetë në parajsë’, aktivistet e revoltuara protestojnë pas ngjarjes së rëndë ku gruaja hedh qenin nga kati i 6-të i pallatit në Tiranë

18 Mars 2023, 17:45 | Përditesimi i fundit: 2023-03-18 20:30:51

Një grup aktivistesh ka protestuar sot një ditë pasi në Tiranë një grua ka hedhur nga ballkoni qenin e saj. Pamjet u shpërndanë masivisht në rrjete sociale ku gruaja hodhi nga kati i gjashtë i ballkonit të saj qenin.  Me thirrjet ‘Fli i qetë në Parajsë’ dhe ‘Monstër’, aktivitet reaguan e shprehën kështu zemërimin e tyre.