Fluks lëvizjesh në portin e Vlorës! Emigrantët kthehen në atdhe! Hyrjet-daljet, 4-fish më shumë se vjet

27 Korrik 2022, 13:56 | Përditesimi i fundit: 2022-07-27 19:23:57

Ka nisur në portin e Vlorës fluksi I mbërritjes  nga Italia të emigrantëve për të kaluar pushimet verore në vendin e tyre. Rreth  dy mijë pasagjerë dhe 300 automjetet kanë zbarkuar nga dy tragetet e linjës Brindisi Vlorë. Drejtoria e Policisë Kufitare të Vlorës ka marrë masat duke shtuar sportelet për pritjen e pasagjerëve por dhe për mos të pasur vonesa në kontrollin e dokumentacioneve, nga pesë sportele që janë gjatë vitit , në sezonin veror sportelet dyfishohen duke shkuar në dhjetë, por edhe punonjësit e policisë .