Flutura kineze bën kërdinë, than pyjet e Bushit! Kërkohen fonde për spërkatje me kimikate nga ajri

2 Korrik 2021, 21:50 | Përditesimi: 2 Korrik 2021, 21:50

Flutura kineze po shkakton dëme të mëdha në pyjet me drurë Bushi në Librazhd. Tashmë më shumë se gjysma e sipërfaqes pyjore është tharë dhe pjesa tjetër është drejt tharjes. Flutura e Bushit është një dëmtues shumë agresiv, dhe që shtohet me ritme të frikshme. "Flutura e Bushit ka bërë kërdinë në pyjet e bushit i ka tharë ato toalisht i skeleton gjethet e bushit dhe bën tre brezni në vit 200-300 vezë konsumojnë gjethet e bushit".Ky insekt ka pushtuar edhe pemët frutore në fshatrat e Librazhdit, prezenca e tyre bën që të largohen bletët e për pasojë të mos ketë prodhim të mjaltit. "Është shumë shqetësuese për banorët afrohet afër ndriçime shqetësuese frekuenton pemët rreth shpive janë të bezdisshme, gjithashtu bletën e zbën nga lulet dhe bleta largohet". Tre janë mënyrat për të luftuar këtë insekt, por deri tani nuk është marrë asnjë masë për mungesë fondesh. "Luftimi kimike me sperkatje ajorre e kushtushme me drejtorinë për të marrë disa masa paraprake këtë dëmtues të pyejev ka dhe forma të tjera luftimi bioltigjo aziatike që konsumon larvat e kësaj fluture të izolohet në zonë, e pyjet në gjithë zonat e mirakës, kuturamut". Flutura kineze në Shqipëri është shfaqur vitet e fundit por këtë vit ajo ka pushtuar masivisht pyjet sidomos në zonën e Kuturmanit duke shkaktuar dëme të mëdha.

r.k./Shqiptarja.com