'Fluturat', 21 histori tronditëse të diktaturës në film! Alimani flet për prapaskenat dhe hapjen e dosjeve: Falja ime për atë masakër, ja pse pa emra fajtorësh

31 Gusht 2022, 16:32

Historitë tronditëse dhe torturat nën regjimin komunist të 21 vajzave rrëfehen në filmin dokumentar ‘Fluturat’. Faktet dhe emocionet e tyre u përcollën nga intervistat e zhvilluara nga regjisori Bujar Alimani në Gradishtë dhe Savër të Lushnjës. Vajzat e Myzeqesë kërkojnë hapjen e dosjeve dhe publikimin e emrave të xhelatëve të diktaturës dhe autorëve të vuajtjeve të tyre.