Fluturimet rriten ndjeshëm gjatë verës, por ende shumë larg niveleve të para pandemisë

14 Shtator 2021, 15:52

Lehtësimi i kufizimeve anti-COVID ka sjellë një rritje të konsiderueshme  të fluturimeve tregtare në të gjithë Bashkimin Evropian, por ato mbeten shumë herë më të ulëta se para pandemisë.

Numri i fluturimeve në bllokun e 27 vendeve u rrit me 72.8% në korrik, nga viti  I kaluar dhe 47.6% në gusht, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat.