'Fluturojnë' 44 patenta! Shoferët nuk zënë mend, ecin me shpejtësi të lartë në rrugë! Gjobiten 768 të tjerë

18 Shtator 2021, 16:57

TIRANË- Kontrollet e Policisë Rrugore në 24 orët e fundit kanë kapur 768 shoferë duke drejtuar makinën në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, për pasojë janë ndëshkuar me gjobë. Sot mësohet se në pranga kanë rënë 10 shoferë, nga të cilët 3 për drejtim mjeti pa patentë dhe 7 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.   Ndërkohë janë pezulluar 44 patenta, ku ajo që vihet re është se pjesa më e madhe e tyre kanë qarkulluar me shpejtësi tej normave të lejuara.

"Në të gjithë vendin vijojnë kontrollet intensive për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve të automjeteve dhe motomjeteve që abuzojnë me rregullat e qarkullimit rrugor duke rrezikuar përfshirjen në ngjarje rrugore me pasoja për jetën. Edhe gjatë 24 orëve të fundit, janë konstatuar përsëri shumë drejtues mjetesh, që kanë tejkaluar shpejtësinë më shumë se limiti i lejuar dhe drejtues që kanë drejtuar mjetet nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.  Janë arrestuar në flagrancë 10 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët, 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 7 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.