‘Fluturojnë’ 71 patenta! Vendosen 1192 gjoba për shpejtësi të lartë dhe parakalime të gabuar, arrestohen 9 shoferë

28 Gusht 2021, 15:53 | Përditesimi: 28 Gusht 2021, 15:53

TIRANË- Këtë të shtunë “kanë fluturuar” 71 patenta e ndërsa janë vendosur 1192 gjoba, për drejtuesit e papërgjegjshëm të makinave. Pjesa më e madhe e gjobave dhe patentave të hequra janë për shkak të shpejtësisë tej normave të lejuara si edhe parakalime të gabuara.

Ndërkohë, ka pasur edhe 9 shoferë të arrestuar 6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 pa leje drejtimi. Këto masa u morën si rezultat i kontrolleve me radar, në rrugën interurbane Tiranë–Elbasan, Përrenjës, Peqin, Kavajë, Bypass Fier, Vlorë e Gjirokastër, Rruga e Kombit, Lezhë e Durrës, ku pavarësisht kontrolleve të shumta janë konstatuar përsëri shumë drejtues mjetesh që abuzojnë me shpejtësinë.

LR/Shqiptarja.com