Kulmi i sezonit turistik ka sjell trafik të rënduar pothuajse në të gjitha akset rrugore në drejtim të zonave bregdetare e në kthim të tyre. Gjatë 24 orëve të fundit Polica ka konstatuar një mjet luksoz të tipi 'Jaguar', i cili 'fluturonte' në rrugën e Kombit me shpejtësi 191 km/h. Mjeti 'Jaguar' drejtohej nga kosovari i identifikuar si E. B., i cili ishte rezident në Angli dhe u gjobit me 40 mijë lekë gjobë pasi ka lëvizur me shpejtësi mbi normat e lejuara. Duket se shtetasit nga kosovarë nuk iu binden rregullave të qarkullimit rrugor. Burime zyrtare bëjnë me dije se disa shtetas kosovarë të cilët janë rezident në Zvicër, Angli e vende të BE-së janë konstatuar me shpejtësi deri në dyfishin e normës së lejuar. Kryesisht këta shtetas janë konstatuar në Bypass-in e Fierit e në akset Tiranë-Durrës, Durrës-Kavajë.
Ndërkaq, gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 14 shoferë, ku 7 prej tyre lëviznin pa patentë dhe 7 në gjendje të dehur. Ndërsa 56 patenta janë pezulluar nga Policia pasi 36 shoferë janë konstatuar me shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 20 prej tyre duke drjturar mjetet nën efektin e alkoolit. Sakaq, 2.019 shoferë janë gjobitur pasi kanë thyer rregullat e qarkullimit rrugor.