FNSH zbarkon në zonat e thella të Vlorës, kontrolle “me lupë” për kriminelët që fshihen në to

8 Tetor 2022, 11:38

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë zbarkuar mbëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës, në mbështetje të policisë atje. Në fokus kanë qenë kontrollet e automjeteve të dyshuara, personat që mund të posedojnë armë pa leje apo që mund të kryejnë transport narkotikësh.